Alarmi për mishin e përpunuar, Zyra e Konsumatorit: 3 mijë ankesa në vit
Mungesa e monitorimit të tregut të mishit të kuq e shton edhe më shumë rrezikun për konsumatorët shqiptarë pas alarmit të dhënë nga OBSH. Vetëm gjatë vitit të kaluar në Shoqatën e Konsumatorëve janë paraqitur 3 mijë ankesa për mishin e përpunuar, çka tregon se konsumatorët shqiptarë janë më të ekspozuar nga rreziku për tu prekur nga sëmundje kancerogjene si pasojë e mungesës së monitorimit.Shqiptarët janë disa herë më të rrezikuar sesa një konsumator i një vendi ku kontrolli për mishin e kuq që tregtohet është i rreptë.Zyra e Konsumatorit merr në një vit 3 mijë ankesa për mungesën e monitorimit të tregut, çka e bën edhe më të madh rrezikun që vjen sipas alarmit që OBSH dha disa ditë më parë duke sugjeruar zvogëlimin e konsumimit të mishit të kuq.Islam Cani: 6000-8000 ankesa në përgjithësi, ndërsa për çështjen e ushqimit të shpejtë ne kemi jo më pak se 2000-3000.Shoqata e Konsumatorëve i bën apel autoriteteve të forcojnë instrumentat e monitorimit të tregut.Sipas tij fakti që fëmijët janë më shumë të ekspozuar për shkak të konsumit më të madh të mishit të përpunuar, e bën këtë alarm edhe më të madh.Islam Cani: Tek ne ka një pasiguri lidhur me këtë, do të doja që të jenë më aktive organet shëndetësore. Mirpo ka një coptim në të drejtat e kontrollit. Ushqimin e shpejtë ne e përdorim shumë për fëmijët, kështu që rrezikohemi nga kjo.Përmes një raporti organizata Botërore e Shëndetit lëshoi alarmin se konsumimi i të paktën 50 gr mishi të përpunuar në ditë rrit shanset për zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë me 18 %.