Kroacia njeh patentat e Shqipërisë, nga 22 dhjetori drejtuesit e mjeteve lëvizin lirisht
Përfundojnë proçedurat ligjore për marrëveshjen e njohjes së ndërsjelltë të patentave të automjeteve mes Shqipërisë dhe Kroacisë.Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës përmes një njoftimi për mediat bën me dije se marrëveshja hyn zyrtarisht në fuqi në datën 22 dhjetor 2015, dhe prej kësaj date të gjithë drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në Kroaci dhe janë të pajisur me patentë të rregullt shqiptare, mund të qarkullojnë normalisht në këtë shtet.Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje plotësohet unaza e vendeve të rajonit që njohin lejet e drejtimit të dhëna nga autoritetet shqiptare me përjashtim të Greqisë, ku palët janë në negociata.Shtetet që mund të lëvizet me patentë shqiptare, janë Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Italia për shtetasit shqiptare që janë rezidente deri në 3 vjet, dhe së fundmi Kroacia.MTI njofton se është në negociata edhe me palën turke, dhe është optimiste në arritjen e një marrëveshje.