BYLYKBASHI PËR TESTIN E DROGËS

Partia Demokratike është e vendosur në kërkesën e saj për testin e drogës, si pjesë e dekriminalizimit të politikës.I pyetur nga gazetarët për refuzimin që Komisioni i Venecias i bëri të njëjtës kërkesë nga ana e Gjeorgjisë, kryetari i Komisionit të Dekriminalizimit, Oerd Bylykbashi tha se kjo referencë nuk ka lidhje me rastin shqiptar.Bylykbashi: Komisioni i Venecias do të shprehet nëse do të jetë e nevojshme mbi atë që do jetë drafti shqiptar, kështu që çdo reference tek rastet e tjera është diçka që mund të mos ketë lidhje të drejtëpërdrejt me Shqipërinë. Mbetet çështje e padiskutueshme politike të cilën ne insistojmë dhe mbetemi të pa tërhequr në këtë pikë. Unë nuk kam tagër që të tërhiqem nga negociatat në këtë pikë.Bylykbashi përmendi edhe faktin që Gjykata Kushtetuese në Itali e ka quajtur legjitim ligjin Severino, në të cilin PD është referuar për projektligjin e dekriminalizimit.Bylykbashi: Gjykata Kushtetuese italiane e ka quajtur kushtetues ligjin Severino edhe përsa i përket retroaktivitetit. Që do të thotë modeli ku ne jemi bazuar nuk ka më pikëpyetje as në Itali përsa i përket mundësisë për të larguar nga posti ata që kanë kryer vepra penale, kanë rekorde kriminale në të shkuarën.Sipas Bylykbashit, projektligji i të dhathtëve i jep rol të rëndësishëm Kuvendit për të harrtuar akte nënligjore dhe për ta bërë të zbatueshëm ligjin e dekriminalizimit.