TVSH për fermerët, MF: Tani përfitimi mund të merret edhe pranë Postës

Rimbursimi i TVSH-së për rreth 11 mijë fermerë të cilët tashmë janë identifikuar si shitës të prodhimeve të tyre, do të mund të merret edhe nëpërmjet Postës.Ministria e Financave ka ofruar një tjetër lehtësi për të gjithë fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale.Ky ndryshim iu vjen në ndihmë sidomos fermerëve të regjistruar dhe të pajisur me NIPT të cilët për qëllime të skemës së kompensimit, faturohen që të plotësohet zinxhiri i TVSH-së.Ministria e Financave sqaron edhe njëherë që për të gjithë fermerët me transaksione deri në 5 milionë lekë nuk kanë asnjë detyrim tatimor.Ndyshimi në këtë udhëzim i ofron më shumë lehtësi në kohë kësaj kategorie të fermerëve për të përfituar nga skema e rimbursimit, nëpërmjet shërbimit të Postës Shqiptare.