Rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar dhe ekspertim psikik për Sokol Mjacaj
Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkoder nën masa të rrepta sigurie, por ai vetë është shfaqur i qetë përpara togave të zeza.Sokol Mjacaj, i akuzuar për ekzekutimin e çiftit të turistëve Çek në muajin korrik të këtij viti në Dukagjin, i kërkoi në nisje të seancës gjyqësore trupës gjykuese të kryesuar nga gjykatësi Arbër Çela caktimin e një avokati mbrojtës, pasi nuk dispononte lekë për të paguar një avokat vetë.Kjo kërkesë i është marrë parasysh nga togat e zeza të cilat i kanë caktuar një mbrojtës kryesisht për të, ndërsa mbi Mjacaj rëndojnë akuzat për “Vjedhje me pasojë vdekjen” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.Në nisje të seancës gjyqësore, avokatja mbrojtëse Elvira Jakova ka kërkuar gjykim të shkurtuar pasi çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet, duke patur parasysh se nuk disponojnë prova të tjera përvec atyre të paraqitura nga akuza.Pasi janë tërhequr për të marrë vendimin, trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes, ndërsa kjo e fundit e ka cilësuar si të çuditshëm vendimin në fjalë.Pala mbrojtëse shtoi edhe një tjetër kërkesë, që gjykata të marrë parasysh caktimin e 3 grupeve ekspertimi psikologjik për Sokol Mjacajn, por edhe kjo u rrëzua nga gjykatësi.Më pas Prokurorja e çeshtjes Shqiponja Milla ka kërkuar që përpara trupës gjykuese të paraqiten 5 dëshmitarë, por mungesa e tyre solli shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 3 Nëntor.Ndërkohë gjykata kërkoj nga policia gjyqësore që të lajmerohen të 5 deshmitarët për sencën e radhes.Sokol Mjacaj ekzekutoi në Korrik të 2015- es në Prekal 2 turistet cek Michael Svatos dhe të dashuren e tij Anna Kosinova pasi tentoi ti grabiste. Mjacaj u arrestua nga policia pak ditë pas krimit në fshatin Grudë dhe tashmë pret gjykimin e shkallës së parë.[caption id="attachment_607019" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Sokol Mjacaj në gjykatë[/caption]