Deutsche Bank do të shkurtojë 15 mijë vende pune

Banka më e madhe gjermane Deutsche Bank do të shkurtojë 15 mijë vende pune, prej të cilave 9 mijë me orar të plotë dhe 6 mijë të kontraktuar jashtë kompanisë.Kreu i ri ekzekutiv John Cryan tha se ky vendim ka për qëllim të rrisë të ardhurat e bankësKrajan tha se është i vetëdijshëm se 9 mijë vende pune janë 9 mijë jetë, janë persona që mbajnë familje dhe kanë përgjegjësi.Por gjithashtu kompania po planifikon të shesë gjatë dy viteve të ardhshme edhe biznese të cilat aktualisht kanë 20 mijë të punësuar dhe të mbyllë totalisht disa degë të saj në vende të ndryshme.Ne presim që deri në 2018 të shohim frytet e punës tonë të vështirë, tha kreu i bankës, duke shtuar se shkurtimet përbëjnë më pak se 15 përqind të fuqisë puëntore.Ai tha se vendimi vjen pas nevojave reale, bazuar në nevojën e huadhënësve dhe konkurrencën e ulët.Deutsche Bank ka objektiv të ulë shpenzimet me 3.8 miliardë euro në vit, teksa bankat europiane po luftojnë me rritjen e ngadaltë ekonomike në tregjet e tyre dhe masat e ashpra. Menjëherë pas lajmit, akionet e bankës ranë me 5.5 përqind në Frankfurt./Oranews.tv/