Meksikë , maska e preferuar për Hallouin : “Donald Trump”

Pasi miliarderi amerikan Donald Trump akuzoi Meksikën se dërgon kriminelët e saj për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një artist meksikan i ka kthyer një përgjigje të këndshme në emër të komunitetit të tij, një maskë me fytyrën e Trump për Halluoin në përpjekje për tu tallur dhe ironizuar me figurën e tij.Grupo rev, në qytetin meksikan të Cuernavaca ka nisur prej ditësh të prodhojë maska me imazhin e Trump. Kjo kompani eksporton në mbi 30 shtetet të ndrysme të botës dhe pritet që maska e njërit prej kandidatëve në garën presidenciale të SHBA-ve, të jetë një nga maskat më të shitura.“Kemi bërë edhe më përpara maska politikanësh. Donald Trump nuk përbën përjashtim. Kemi edhe një maskë të presidentit Obama dhe vetë Trump po mbledh shumë njerëz rreth tij. Neve nuk na pëlqeu ajo që ai tha, jeta jonë nuk është komedi por ne tani do të luajmë komedi me këtë person aspak të këndshëm,” -tha kreu i kompanisë Diego Esponda.Në muajin korrik, në një nga fjalimet e tij gjatë fushatës elektorale, miliarderi tha se Meksika nuk është vend mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se është pikërisht ky vend që dërgon kriminelët, përdhunuesit dhe ata që merren me drogë në SHBA.Ja cila është edhe maska e përgatitur me fytyrën e tij.“Me Donald Trump ishte shumë e lehtë të krijoje një maskë sepse ai është lehtësisht i pikturueshëm, nuk ka asgjë special. Ka një shikim sikur i sheh të gjithë njerzit poshtë vehtes dhe neve kjo shprehi na ka pëlqyer shumë.” -tha krijuesi dhe dizenjuesi i maskës, Hector Bustos.Maska e Hallouinit me fytyrën e Donald trump kushton në treg 600 pesos meksikanë apo 36 dollarë amerikanë.donald trump /Oranews.tv/