Sandra Bullock në premierën e komedisë satirike “Our Brand is Crisis”
Aktorja Sandra Bullock ka marrë të martën në premierë e filmit, “Our Brand is Crisis”, të mbajtur në Los Anxhelos.Fituesja e çmimit “Academy Award” interpreton në rolin e një PR që drejton fushatën elektorale të një politikani, në komedinë satirike “Our Brand is Crisis”. Aktorja luan në rolin e Jane Bodine, këshilltare politike, që udhëheq fushatën e presidentit bolivian i cili kërkon të rizgjidhet për një mandat tjetër.“Politika gjithmonë ka qenë një tragji-komedi,” -tha Bullock në premierën e filmit. Por tashmë perdet janë hapur dhe të gjithë mund ta shohin këtë shfaqje. Kjo histori është bazuar tërësisht në realitet, -tha ajo.Në rolin e kandidatit opozitar ëshët Pat Candy, i cili interpretohet nga aktori fitues i çmimit Oscar, Billy Bob Thornton.“Në fakt, politika është në sfond, mesazhi i filmit është më shumë për pasojat e saj, bizneset e fuqishme, dhe sa larg mund të shkojnë këto pasoja. Kur dikush fillon të përdorë pushtetin për tu pasuruar duke dëmtuar të tjetërt, duhet të largohet nga politika,” -shtoi më tej aktorja.Producenti i komedisë satirike është aktori George Clooney, ndërsa regjisor është David Gordon Green, i njohur për filmin "Pineapple Express".“Our Brand is Crisis” do të nisë të shfqet në kinematë amerikane të premten.

/Oranews.tv/