Turqi, punëtori i hotelit vishet si xhihadist, largohen pushuesit të tmerruar
Turistët britanikë bërtisnin të tmerruar dhe u larguan për të shpëtuar jetët e tyre në një hotel në Turqi pasi një pjesëtar i stafit u vesh si një vrasës i ISIS, dhe madje bëri sikur kishte një armë.Pjesëtari i stafit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, veshi një rrobë të zezë si dhe një maskë dhe doli përpara pushuesve në pishinën e hotelit Pineta.Ndërsa kolegët e tij shikonin ngjarjen me dëfrim, raportohet se ai thërriste në arabisht përpara se t’i afrohej një vajze 6-vjeçare që luante pranë shezlongut, dhe bënte sikur nxirrte një armë nga rrobat e tij.Pasi pushuesit e panë punëtorin, u larguan me vrap duke bërtitur sepse kujtuan se ishte militant i Shtetit Islamik.Ngjarja ndodhi 4 muaj pas maskrës në një plazh të Tunizisë, ku një xhihadist vrau 38 turistë të pafajshëm.Jade Daines, një nga pushuesit e hotelit tha: “Nuk e kuptuam se çfarë po ndodhte, u frikësuam për më të keqen”.Daines thotë se “pjesëtarët e tjerë të stafit filluan të qeshnin”.
