San Diego, breshkat gjigande gati për Hallouin në kopësht zoologjik

Banorja më e vjetër e kopshtit zoologjik në San Diego, i është shërbyer një mëngjes i vecantë, një kungull gjigand për të nisur festimet për sezonin e hallouinit.Grupi i 13 breshkave, të gjitha tok, kanë tërhequr vëmëndjen e vizitorëve të huaj.“Breshka femër më e madhja këtu është Grandma, gjyshja, e cila është 130 vjeç ose ndoshta edhe më shumë. Ajo ka qënë breshka e parë në këtë grup, që në vitin 1928. Ajo është më e madhja e për këtë arsye edhe më e qeta nga të gjitha,”-thotë kujdestari i kopshtit zoologjik Jonathan Carlson.9 nga 13 breshkat gjigande, kanë mbërritur në këtë kopësht zoologjik në vitin 1928. 12 prej tyre besohet se janë 90 vjeçare.Breshkat Galapagos janë breshkat më të mëdha në botë, secila prej tyre peshon më shumë se 500 kg ndërsa breshkat femra peshojnë më shumë se 300 kg.Unioni Ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës i ka klasifikuar breshkat Galapagos si specie në zhdukje. Këto breshka kërcënohen sot nga njeriu por edhe nga kafshët e tjera si minjtë, qentë dhe macet, të cilat ushqehen me vezët e breshkave por edhe të vegjlit e tyre./Oranews.tv/