Shangai, 511 pica piqen njëkohësisht, thyhet rekordi Guinness
Thyhet zyrtarisht rekordi për numrin e picave të pjekura njëkohësisht, në një event në Shangai. Picierët poqën 511 pica njëkohësisht.525 persona u mblodhën bashkë në një hotel në Shangai për të marrë pjesë në këtë event por 14 prej tyre dështuan në këtë sfidë, pasi thyen rregullat.Rekordi i mëparshëm ishte vendosur nga 388 pica të pjekura së bashku nga stafi i Papa John, në Londër, në korrik të këtij viti.Pjesëmarrësve iu kërkohet të zgjasin, të përgatisin dhe më pas të pjekin pica në mënyrën tradicionale dhe këtë gjë duhet ta bëjnë minimumi për 1 minutë, duke bërë që gjatësia e picës të arrijë diametrin e 30.5 cm secila.“Isha pak nervoz në fillim. Nuk dua që ky rekord të prishej prej meje apo prej dështimit tim. Kur fillova ta piqja, e harrova nervozizmin dhe u fokusova tek pjekja. Mendoj se në atë moment pica u bë njësh me mua, ishte shumë interesante. Ishte një eksperiencë shumë interesante,”- tha pjesëmarrësi 43 vjecar, Michell Zhao.Oficeri i çertifikimit të Rekordeve Botërore Guinness, Cheng Dong shpalli lajmin se përpjekja për të vendosur një rekord të ri botëror ishte realizuar.“Numri i pjesëmarrësve që morën pjesë në këtë sfidë u thye, ishte 525. Fatkeqësisht 14 prej tyre dështuan të përmbushnin sfidën sepse thyen rregullat. Ndaj rezultati final është 511. Përgëzime, vendosët një rekord të ri botëror,”- tha Cheng.Pjesa më e madhe e pjesëmarrëseve ishin paciente të diagnostikuara me kancerin e gjirit. Ndaj menaxheri i përgjithshëm i spitalit Pudong Shangri-La, Peter Clarke, tha se kjo ishte një mundësi shumë e mirë edhe për të rritur ndërgjegjësimin për këtë sëmudnje.“Ishte vërtet emocionuese. U munduam të bëjmë diçka ndryshe nga vitet e shkuara dhe them se ja dolëm. Qëllimi kryesor ishte 450 – 480. Por përfunduam me 511 persona, të gjithë bënin të njëjtën gjë, ishte shumë e këndshme të rrije në këtë dhomë dhe të bëje këtë gjë. Ndaj mendoj se ishte një event i suksesshëm,”- tha Clarke.Të gjitha picat e pjekura më pas u shitën në rrugë dhe paratë nga shitja e tyre shkuan për fondin e bamirësisë në luftën kundër kancerit.
/Oranews.tv/