Drag Queen, mbahet në Uashington maratona vjetore e homoseksualëve
Për të 29-in vit radhazi është zhvilluar në veriperëndim të Uashingtonit në “Dupont Circle” maratona e përvitshme e transeksualëve. Edhe pse koha ishte gati për shi, me qindra njerëz ishin mbledhur për të parë kostumet e drag queens. Kjo është një ngjarje e rëndësishme për komunitetin homoseksual në Uashington dhe nga viti në vit, numri i pjesëmarrësve, sipas oraganizatorëve, është në rritje.Mbretëreshat me taka të larta fillimisht bënë disa herë paradë, para nisjes së garës, në rrugën numër 17, e cila ishte bllokuar nga policia, ndërsa turma të entuziazmuar njerëzish i prisnin në finish, pavarësisht motit.Allie Lewya, një nga mbretëreshat e maratonës, u shpreh se kjo garë është i bën mirë komunitetit të Uashingtonit, i cili është shumë i ngurtë.“A nuk është Uashingtoni shumë i tendosur? Është një qytet politikanësh. Këto lloj paradash duken gati pa kuptim këtu, si çorientuese. Në jemi këtu për të sjellë më shumë gëzim në jetën e këtyre njerëzve, më pak ngurtësi, më pak kujdes për imazhin dhe të le të kënaqemi pak.”Organizatorët kishin paralajmëruar se gara do të bëhëj edhe nëse niste shiu, por pavaresisht reve të zymta reshje nuk pati.Me qindra banorë të Uashingtonit ishin mbledhur për të parë maratonën, përfshi edhe shumë familjarë, të cilët madje sugjeruan që ky event në të ardhmen të behët më i madh.Një nga Drag queen, e cila quhet Mbretëresha Elizabeth ka marrë pjese në të gjitha maratonat e organizuara nga komuniteti i homoseksualëve dhe theksoi se tani po jetojnë një epoke ndryshe.“Vitin e kaluar, garën e fitoi një miku im. Ai jeton në Lauderdale tani dhe është pronar i një lokali. Fillimisht ky bar frekuentohej vetëm nga homoseksualët që banonin në atë zonë, ndërsa tani aty shkon i gjithë komuniteti.”Në orën 09.00 me orën lokale, mbretëreshat me taka të larta dhe kostume të larmishme u rreshtuan për të pritur sinjanin e nisjes së garës. Një pjesë e tyre vraponin, ndërsa një pjesë tjetër ecnin me hap të shpejtë drejt vijës së finishit. Në fund të maratonës fituese u shpall "Tosha Salad".
/Oranews.tv/