Nick Jonas dhe Demi Lovato së bashku në turneun “Future Now Tour”

Nick Jonas ka konfirmuar se do të nisë një turne së bashku me këngëtaren Demi Lovato. Turneu do të quhet “Future Now Tour”, dhe Lovato dhe Jonas kanë premtuar se do të bëjnë të pamundurën që të shkojë sa më mirë.Ylli 23 vjeçar ka bërë publike edhe disa detaje për fansat. Madje shtoi me humor se gjatë shfaqjeve do t’i ndërrojë kostumet dy herë më shumë se Lovato. Ndërsa vetë Demi postoi një foto në mediat sociale, duke iu bërë me dije fansave që në turne do të jetë e shoqëruar nga shoku i saj i ngushtë.Demi Lovato është këngëtare, tekst-shkruese, muzikante dhe aktore amerikane. Fillimisht ajo u shfaq si aktore në serialin për fëmijë “Barney & Friends”.Bukuroshja ka marrë një sërë çmimesh, ndër të cilat më të rëndësishmet janë: 1 MTV Video Music Award, 25 kandidime për Teen Choice. Në vitin 2013, u rendit në vendin e 26-të të 100 femrave më joshëse nga revista Maxim, ndërsa nga revista Billboard është renditur në vendin e 2-të nga 50 artistët më socialë.Përveç karrierës së saj në botën e artit, Lovato është bërë pjesë e një sërë organizatash bamirësie. Në maj të vitit 2013, mori çmimin e përkushtimit si mentore e të rinjve me nevoja specifike, nga organizata SAMHSA.demi-lovato-1/Oranews.tv/