Divorci i tretë , ndahen Halle Berry dhe Olivier Martinez
Fituesja e çmimit Oscar, Halle Berry dhe aktori francez, Olivier Martinez, kanë deklaruar se do të divorcohen, pas dy vjetëve martesë. Në një komunikatë të përbashkët, Berry dhe Martinez shkruajnë: “Me keqardhje të madhe ju njoftojmë se kemi marrë vendimin për t’u divorcuar."Do të ecim përpara me dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe do të bëjmë më të mirën për djalin tonë”.Arsyet e ndarjes së çiftit nuk janë bërë ende publike, por sipas TMZ, marrëdhënia e tyre nuk mund të vijonte më tej për shkak të disa mosdakortësive.Ky është divorci i tretë për aktoren 49-vjeçare e cila me Martinez ka edhe një djalë. Çifti Berry- Martinez janë takuar për herë të parë në sheshxhirimin e filmit “Dark Tide”, në vitin 2010 dhe u martuan në vitin 2013.Ish-bashkëshorti i parë i aktores ka qenë bakebollisti David Justice ndërsa i dyti kantautori Eric Benet.Berry në vitin 2002 u bë aktorja e parë me ngjyrë që fitoi një çmim Oscar për interpretimin e saj në filmin "Monster's Ball."/Oranews.tv/