Mrekullia në Kili, shkretëtira “Atacama” kthehet në një oaz lulesh

Shkretëtira “Atacama” në Kili është shndërruar në mënyrë të pabesueshme në një tapet me lule shumëngjyrëshe, pas rënies për disa ditë me rradhë të shiut, që e ka shndërruar jugun e saj nga një shkretëtirë të tharë drejt një rajoni mrekullish natyrore jashtë të zakonshmes.Në fakt, një fenomen i tillë përsëritet një herë në 7 vjet në këtë rajon por ngjyrat dhe bukuria e luleve këtë herë kanë krijuar një spektakël që nuk ishte parë në rajon, së paku jo përgjatë 18 viteve të fundit.Kjo i dedikohet rreshjeve të shumta të shiut në shkretëtirë, më gjatë në kohë se përgjatë dy dekadave të fundit. Por nga stuhia dhe rreshjet e dendura, 28 persona kanë humbur jetën.Gjithsesi, shirat e kanë transformuar shkretërirën e Atacamës, 750 km në veri të Santiagos, në një tapet të pasur dhe ekzotik lulesh.Shirat ndihmuar në lulëzimin në këtë shkretëtirë të mbi 200 llojeve lulesh, secila në ngjyra të ndryshme.Drejtori i Shërbimit Kombëtar të turizmit në Kili, SERNATUR, Rodrigo Ruiz, tha se lulëzimi i këtij viti ka qënë suprizues për të gjithë.“Ka ndodhur në një mënyrë krejt të vecantë sepse në 18 vitet e fundit nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Në 2010 është regjistruar një fenomen i tillë por shumë herë më pak por kjo që ndodhi këtë herë na habiti,”- tha Ruiz.Farat e bimëve ishin hedhur vite e vite më parë dhe dukej sikur kishin rënë në gjumë por u stimuluan këtë tetor nga shirat duke tërhequr aty zogj, insekte, hardhuca apo brejtës të ndryshëm.Ramon Cortes, që zotëron një tokë pranë shkretëtirës në Vallenar, e quajti këtë fenomen një mrekulli.“Për ne është një mrekulli sepse në gjithë këto vite, besoj, sipas moshës time, kurrë nuk kam parë lule e bimë të tilla që të lulëzojnë në këtë mënyrë,” -tha Cortes.Për banorët e Atacamas, ky fenomen është moment dhe burim krenarie.“Jemi krenarë për këtë rajon sepse është dicka që nuk ndodh asgjëkundi tjetër në Kili apo në të gjithë botën,” -shtoi Ruiz.Përgjatë të gjithë pjesës tjetër të vitit, Atacama tërheq mijëra turistë në parqet e saj kombëtare, me plazhet e mrekullueshme, malet spektakolare dhe bukuritë natyrore.2DE7852300000578-0-image-a-19_1446114589260 2DE7851700000578-0-Every_five_to_seven_years_the_arid_Atacama_desert_becomes_a_mall-a-20_1446114684771 2DE7851F00000578-3294865-Experts_say_that_heavy_rains_unleashed_by_a_storm_that_battered_-a-37_1446116545682 2DE7B63100000578-3294865-image-a-24_1446115180864 2DE7B50900000578-0-image-a-14_1446113668225 2DE7BCA200000578-0-image-a-15_1446113676518 2DE7BC6000000578-0-image-a-16_1446113686744/Oranews.tv/