Çifti West - Kardashian së shpejti me një duet së bashku
Reperi i njohur Kanye West dhe ylli i “Keeping Up with The Kardashians”, Kim Kardashian të cilët po presin fëmijën e tyre të dytë, kanë në plan të bashkëpunojnë për të regjistruar një duet së bashku.Sipas një burimi për gazetën “The Sun”, Kim është shumë entuziaste për këtë bashkëpunim dhe është duke marrë leksione për piano. Kanye po pret ta realizojë këtë projekt muzikor, pasi të vijë në jetë fëmija i dytë, që është djalë.Kim në vitin 2011, u përfshi në singëllin “Jam” nga Kaney dhe u pendua, pasi nuk i pëlqeu ideja e të kënduarit. Sipas saj, po nuk pate talent për të kënduar, nuk ia vlen të rrezikosh. Por me sa duket, Kim për të qenë në qendër të vëmendjes mund të bëjë gjithçka.Ylli i reality, që është shtatzënë në muajin e tetë, së fundmi ka tërhequr të gjithë vëmendjen e gazetarëve teksa e veshur me një pelerinë të gjatë, të bardhë, firmosur nga Valentino, ka shpalosur të gjithë bukurinë e saj në eventin InStyle Awards, të e zhvilluar në Los Anxhelos.Për Krishtlindje pritet të vijë në jetë fëmija i dytë i çiftit, në një spital privat në Los Anxheles. Kenye dhe Kim kanë edhe një vajzë dy-vjeçare, e cila quhet North.
/Oranews.tv/