Babai e kthen vajzën e tij në një "El Nino" (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2015, 19:52
Royce Hutain ishte mëse i vendosur që ta bënte vajzën e tij Zoey të dallonte këtë Halloween nga zombit dhe shtrigat e tjera duke e kthyer në një “El Nino” (fenomen klimaterik që ndodh kryesisht në Oqeanin Paqësor).Babai nga Kalifornia ka krijuar për vogëlushen e tij 3 vjeçare një kostum tepër të veçante të ngjashëm me një sistem moti.Kostumi është i përbërë nga një re gjigande dhe me anë të një butoni mundëson që nga koka e vajzës të bien vetëtima dhe shi .“Zoey mësoi të ecte vitin e kaluar, kështu që fillova të mendoj të bëj një kostum të veçantë për të,”- u shpreh babai 35 vjeçar.
/Oranews.tv/