Basi , panda gjigande më e vjetër në botë mbush 35 vjeç
Panda gjigande më e vjetër që është ende në jetë, Basi, këtë nëntor do të festojë 35 vjetorin e saj të lindjes.Festimet për ditëlindjen e saj, më 28 nëntor, kopshti zoologjik në provincën Fujian në juglindje të Kinës, do të ftojë disa persona special, që kanë qënë dëshmitarë të jetës së pandës përgjatë viteve.Kjo fushatë në fakt është lançuar edhe në internet duke ftuar njerzit përqark botës, që janë impresionuar nga Basi, të vijnë dhe të tregojnë historinë e tyre.“Ne duam të tregojmë harmoninë mes natyrës njerzore dhe asaj natyrore përmes lidhjeve me të,” -tha Chen Yucun, drejtor i Qendrës për pandat në provincën Fujian.Basi është një nga pandat më të vjetra deri më sot në botë. Në nëntor ajo mbush plot 35 vjet, që është ekuvalente me moshën 130 vjeçare të një njeriu.Në fakt, mosha më e zakonshme për një panda gjigande është 12 apo 13 vjeçe. Ndaj Basi cilësohet si një mrekulli.“Basi është panda gjigande më e vjetër në botë. Për nga jetëgjatësia dhe nga shëndeti, ajo është mrekulli. Shpresoj që me moshën e saj të mund të thyejë rekordin Guinness,” -tha Chen.Basi është njëkohësisht panda gjigande më e famshme në Kinë.Në vitin 1987, kopshti zoologjik në San Diego e ftoi Basin për të dhënë shfaqje atje. Basi tërhoqi menjëherë, vetëm në 6 muajn qëndrimi atje, mbi 2.5 milionë vizitorë dhe kureshtarë të cilët u cmënden pas aftësive të saj të jashtëzakonshme për akrobaci, për të ngarë bicikletën apo për të bërë kosha.Në vitin 1990, Basi u zgjodh si prototip për pan pan, maskota për Lojërat Aziatike në Pekin.
/Oranews.tv/