Komediani Ricky Gervais prezanton ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globes”
Komediani britanik Ricky Gervais rikthet për të prezantuar për here të katërt ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globes” 2016. Për tre vite me radhë 2010-2013 ai ka moderuar këtë spektakël madhështor dhe ka spikatur për batutat dhe humorin e tij.Edhe më herët, kishte deklaruar se kishte hequr dorë përfundimisht nga prezantimi i këtij eventi, Gervais ka ndryshuar mendim.Komediani në një postim të tij në Twitter ka shkruar se e ka pranuar ofertën në gjendje të dehur.Organizatorët e Shoqatës “Hollywood Foreign Press Association” thanë se ishin të kënaqur që komediani pranoi të drejtonte sërish spektaklin dhe u shprehën të bindur se shfqja do të shënojë një rekord audience në të gjithë botën.Komediani britanik do të risjellë humorin e tij therës në edicionin e 73-të të çmimeve “Golden Globes” që do të mbahet në Los Anxheles në muajin janar./Oranews.tv/