Astronauti Scott Kelly hedh hapat e parë në hapësirë

Astronauti i NASA-s, komandanti Scott Kelly, ka hedhur hapat e tij të parë në hapësirë, disa orë përpara se të vendoste zyrtarisht një rekord të ri në fluturimet e SHBA-ve.Ai dhe inxhinieri i fluturimeve, Kjell Lindren, dolën jashtë Stacionit hapësinor ndërkombëtar, 250 milje larg nga toka, për të nisur shërbimet në laboratorin orbitrar.Dyshja e NASA-s do të fokusohet tek zhvillimet më të fundit në stacion dhe do të instalojë atje një mbulesë termike në Spektometrin Manjetik Alfa. Kjo ecje në hapësirë është e para për Lindjen.Disa orë përpara, Kelly, që ka kaluar 6 muaj në misionin e tij në bordin e stacionit hapësinor ndërkombëtar, do të thyejë rekordin për kohën më të gjatë që një astronaut amerikan ka shpenzuar ndonjëherë në hapësirë. Rekordi i parë me 215 ditë apo 7 muaj në hapësirë, është vendosur në vitin 2007.Më herët në fillim të tetorit, Kelly ka thyer rekordin e SHBA-ve për kohën më të madhe që ka kaluar në hapësirë, 383 ditë në 4 misione të ndryshme. në kohën kur ai do të kthehet në tokë, do të ketë akumuluar totalin e 522 ditëve në hapësirë, por sërish nuk do të mund të thyejë rekordin botëror, të vendosur nga astronauti rus, Gennady Padalka.Padalka ka kaluar plot 710 ditë në hapësirë, përfshirë qëndrimin në stacionin hapësinor rus apo edhe në stacionin hapësinor ndërkombëtar.3000/Oranews.tv/