De Niro dhe DiCaprio përballë në filmin e ri të Martin Scorsese

De Niro dhe Diaprio do të përballen në filmit e ri te shkurtër të regjisorit Martin Scorsese.Aktorët e mirënjohur të Hollywood Robert De Niro dhe Leonardo Dicaprio kanë interpretuar të dy në filma të ndryshëm të Martin Scorsese. Regjizori tashmë veteran ka vendosur të vërë përballë njeri-tjetrit dy nga bashkëpunëtorët e tij, në sfidë për të njëjtin rol për projektin me titull "The Audition".Filmi 15 minutësh, një projekt i shkurtër shumë milionesh i cili do të promovojë hapjen e kazinosë më të re Melco Croën Entertainment në Macao,i vendos Scorseze-n De Niron-n dhe Dicaprion në rolet e tyre respektive duke interpretuar vetveten. Madje edhe Brad Pitt do shfaqet shkurtimisht në film.Filmi ishte programuar të shfaqej në Festivalin e Kinemasë në Venezia gjatë muajit shtator, dhe ka pasur premieren për publikun"Premisa e këtij kompeticioni ishte tepër argetuese për të dy sepse të dy kemi bërë shumë filma me zotin Scorseze" ka thënë Dicaprio gjatë një konference për shtyp."Mendoni si do dukej, sikur ne të dy të shfaqeshim të dy në kazino, dhe të ishim duke konkuruar me njëri-tjetrin, por pa e ditur".Scorseze i njohur për filmat si "Goodfellas" dhe "Gangs of Neë York" është shprehur se skenarin e ka shkruar në bashkëpunim me "ujkun e Wall Street". Terrence Winter."Një film është shumë më i fortë nëse është i metrazhit të shkurter. Nuk duhet të jetë një prolog që i paraprin një vepre më të gjatë, por duhet të jetë diçka me një përmbajtje të plotë në vetvete," -ka thënë Scorseze./Oranews.tv/