Qyteti Port, Dalian është Venecia e re në Kinë

Ky qytet port në veri-lindje të Kinës, Dalian, është shndërruar sipas një projekti ambicioz, në një Venecia të dytë, në një ngjashmëri të jashtëzakonshme me qytetin ikonik italian, duke kopjuar edhe arkitekturën italiane.Projekti është quajtur “Montazhi i Lindjes” përfshin sipërfaqen e 403.600 metra katrorë ndonëse jo cdo godinë e tij do të jetë kopje identike e Venecias.Por tashmë rajoni Dalian ka marrë formën tipike e klasike të qytetit europian, me ngjyrat dhe qetësinë karakteristike të tij ndonëse është ende larg realizimit të qëllimit final, sikurse është dizenjuar dhe ideuar nga studio arkitekturore francez A.R.C.Me kanalet tipike, me godinat e ndërtesat e stilit europian dhe afresket e epokës së rilindjes në Itali, Dalian nuk do të shërbejë thjesht si qendër komerciale por edhe si qytet për të jetuar, njësoj si Venecia.Sipas autoritetet zyrtare, i gjithë projekti për realizimin e Dalian ka kushtuar plot 8 miliardë yuan kinezë apo 1.26 miliardë dollarë amerikan. Punimet për të krijuar Venecian në Kinë kanë nisur në vitin 2011 dhe kostoja fillestare e projektit ishte 786 milionë dollarë.Që në fillim të muajit tetor, Dalian ka thithur mijëra turistë të huaj dhe vendas, duke shkaktuar rradhë të gjata, për të bërë një xhiro me varkat e famshme veneciane, të njohura ndryshe si Gondola.“Kjo është një gjë e mirë. Kjo është një mundësi për njerzit që nuk mund të udhetojnë jashtë, të shijojnë të njëjtat skenare si të ishin në vendet e tjera. Është vërtet gjë shumë e bukur,”-tha Zhang.Një turist tjetër vendas, që jeton shumë pranë, në provincën Heilongjiang tha se Montazhi i Lindjes, është një bekim edhe i natyrës dhe një kombinim në stil me arkitekturën klasike perëndimore.“Në ditët e sotme, çimentoja, godinat në forma blloqesh gjeometrike, gjenden kudo dhe gjithnjë e më pak shanse ka të shohim ujë, male apo natyrë. Ka shumë pak nga këto. Ndërsa Dalian është një bukuri natyrore dhe ndihem rehat këtu,” -tha Ding.Arkitektët e qytetit thanë se tashmë kanali i stilit venecian 4 km tashmë është ndërtuar. Për momentin vetëm një pjesë e vogël e kanaleve do të qëndrojnë të hapura për gondola.“Ne e kemi marrë këtë arkitekturë nga Venecia dhe Franca. Ne e kanalizuam ujin e detit për gjatësinë 4 km të gjatë të kanaleve duke krijuar atë që për Kinën është një mbretëri e paprecendetë brenda një kompleksi oqeanik dhe arkitekturor.Pavarësisht gjithçkaje që kemi bërë për të realizuar projektin, kemi lënë vend edhe për kulturën urbane vendase me godinat ikonike,” -tha Yan Wei, drejtues i përgjithshëm i rajonit Dalian.Gjithsesi Yan tha se qyteti nuk është kopje reale e një qyteti klasik europian por është një kombinim i strukturave e kulturës vendase me atë perëndimore.“Secila godinë ka dizajnin e tij, prototipin e tij. Nuk po them që i kemi kopjuar por kemi marrë nga stili i tyre dhe më pas i kemi zgjeruar dhe përmirësuar,”- shtoi Yan.Pas këtij rinovimi që u shndërruar pas 4 vitesh punime në një venecia kineze, e gjithë zona e dalian është shitur, ose gati 90% e saj. Ndërsa kanë mbetur ende në shitje vetëm disa godina të qytetit të ri, të cilat sigurisht do të ksuhtojnë shumë më shumë se më parë.Projekte të tilla zhvillimore si Montazhi i Lindjes nuk janë të pazakonta në Kinë. Në vitin 2007, në Shangai u ndërtuar “Mini-parisi”, një qytet i vogël me një kullë të vogël Eifel sikurse edhe një fshat tipik Australian, i përfunduan në vitin 2012.2015102907445365900/Oranews.tv/