Fashion Show me çokollatë, Modelet sfilojnë me fustane prej çokollate
Një sfilatë e veçantë është zhvilluar në Paris, ku modelet ishin të veshura me fustane prej çokollate. Ky event u realizua falë bashkëpunimit të një grupi stilistësh me chokolatierë të famshëm. Modelët mbanin veshur fustane delikatë çokollate të dizenjuar me lule, si edhe funde me trëndafila.Një nga modelët që spikati gjatë këtij eventi kishte veshur një fustan të krijuar tërësisht me flutura cokollate. Fluturat, teksa modelja sfilonte në pasarele, lëviznin krahët.Një prej këtyre krijimeve ishte dizenjuar nga një chokolatier francez, Jeffrey Cagnes, dhe ishte frumëzuar nga mollëkuqet. Fustani ishte ndërtuar me monedha të vogla çokollate në ngjyrë ari dhe të kuqe. Jeffrey shpjegoi se vështirësia më e madhe ishte që çokollata të rrinte e ngurte dhe të mos shkrinte.“Fustani është krijuar i gjithi me çokollatë, dhe është si një lloj ëmbëlsire. Vështirësia më e madhe për mua ishte ta mbaja në gjendje të ngurtë, pasi këtu është nxehtë dhe çokollata do të fillojë të shkrijë”.Por edhe për modelet është paksa e vështirë të sfilojnë më këtë veshje prej çokollatë, sidomos për dizajnet me forma gjeometrike.Në këtë shfaqje mode ishin të ftuar të gjithë çokolatierët më të famshëm për të ekspozuar krijimet tyre. Ndërsa një tjetër moment i veçantë i shfaqjes ishte edhe një arush prej çokollate, 6 metra i lartë , i krijuar nga skultptori i famshëm francez, Richard Orlinski.Salloni i çokollatës në Paris, edicioni i 21-të, ka hapur dyert për 400 ekspozues nga 40 shtete të botës.
/Oranews.tv/