Rita Ora: Falë muzikës kam shpëtuar nga droga

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora në një intervistë për “The Sun” ka rrëfyer se ajo dhe motra e saj, Elena kur u larguan nga Kosova së bashku me prindërit, kanë qëndruar për pak kohë në një jetimore.Ylli i hitit “The Hot Right Now”, ishte vetëm 12 muaj, kurse motra e saj ishte tre vjeç, kur kanë mbërritur në Londër. Për shkak se vajzat ishin të vogla dhe prindërit nuk kishin mundësi të kujdeseshin për to, ata u strehuan në një jetimore.“Ne u dërguam menjëherë në shtëpinë e fëmijëve për përkujdesje, pasi ishim refugjatë. Asnjëherë nuk e kam kuptuar se sa shumë kanë sakrifikuar prindërit tanë. Mendoj se ata janë njerëzit më të fortë që unë kam njohur. Ata krijuan një jetë të re përsëri, nga fillimi”, ka thënë Rita për “The Sun”.Ajo ka treguar më pas edhe një moment të vështirë kur i ishte dashur të vendoste se çfarë do të bënte me jetën e saj, ndërsa kishte rrezik që të merrej edhe me drogë.“Ishte një moment që duhej të vendosja, ose të bëjë diçka me jetën time, ose vetëm të dilja në rrugë dhe të shisja drogë me pjesën tjetër të shoqërisë. Nuk kam pasur të bëj asnjëherë me drogën, por isha e rrethuar nga njerëz që e konsumonin, dhe me gjithë sinqeritetin them se është një eksperiencë që nuk ia uroj askujt.Unë për fat të mirë vendosa që t’i përkushtohem muzikës," - është shprehur Rita./Oranews.tv/