Zyra e BE në Kosovë: Sot pasdite nis zhbllokimi i urës mbi Ibër

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë njoftoi dje pasdite se sot do të fillojë zhbllokimi i urës mbi Ibër."Revitalizimi i urës së Mitrovicës dhe hapësirës përreth saj do të nisë nesër pasdite, më 17 tetor, ashtu siç është paralajmëruar.Kontraktuesi i BE-së do të mbyllë të dy anët e urës me barriera dhe vendin e ndërtimit me gardh. Punët ndërtimore në këtë urë do të kryhen duke iu qasur vendit të punimeve përmes rrugës nga ana jugore.Gjatë kohës së revitalizimit, njëra anë e urës do të ketë qasje për kalimtarët.Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së ka lavdëruar durimin e të dyja palëve, duke veçuar kryetarët Agim Bahtiri e Goran Rakic për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre të treguar gjatë ditëve të kaluara.Diskutimet për Memorandumin e Mirëkuptimit për Planet Zhvillimore Komunale, Hartën Komunale të Zonave dhe Planin e detajuar Rregullativ po vazhdojnë.Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me këto dy komuna gjatë gjithë procesit për të monitoruar dhe rishikuar zhvillimet. Ajo po ashtu do ta informojë publikun e Kosovës për çështjet përkatëse.Revitalizimi i urës së Mitrovicës është paraparë me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të arritur më 25 gusht 2015 në mes të Prishtinës dhe Beogradit", thuhet në njoftimin e tyre./express/