Forcat ajrore turke sulmojnë një dron që nuk respektoi kufirin ajror
Autoritetet turke kanë bërë me dije se forcat ajrore vendase kanë goditur një objekt të paidentifikuar fluturues, pasi ky i fundit nuk respektoi kufirin ajror.Mediat raportojnë se bëhet fjalë për një dron, por ende nuk ka detaje mbi ngjarjen. Mësohet se pajisje të tilla, gjatë kohëve të fundit, janë përdorur nga qeveria siriane në luftën kundër Shtetit Islamik."Sot një objekt i paidentifikuar ajror u fut në territorin tonë, pranë kufirit me Sirinë. Edhe pse u paralajmërua tre herë, mjeti fluturues nuk pranoi t'i bindej thirrjes sonë, gjë që na detyroi që të sulmonim përmes forcave që mbrojnë kufinjtë tanë. Veprimi ynë ishte në përputhje me ligjet ndërkombëtare", shkruhej në qëndrimin zyrtar të Forcave të Armatosura turke.Kjo është hera e tretë që Turqia përballet me mos-respektimin e kufijve ajrorë, në zonën që ndodhet pranë ndarjes territoriale me Sirinë.Kujtojmë që disa javë më parë, forcat ajrore ruse patën dy kalime të pa-autorizuara në shtetin turk. Zyrtarët e Kremlinit i cilësuan episodet si gabime që erdhën si pasojë e motit të keq.