Kodheli: Ballkani i kërcënuar nga dimri rus dhe nxehtësia e radikalizmit

Trupat e kompanisë së parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë janë përcjellë në një ceremoni të posaçme për në stërvitjen “Trident Juncture-15”.Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shprehu rëndësinë e këtij angazhimi brenda vendeve aleate, ndërsa tha se Ballkani ndodhet përballë rreziqeve të shumta.Kodheli: “Ballkani Perëndimor është i influencuar si nga dimri i ftohtë rus, ashtu dhe nga nxehtësia përvëluese e radikalizmit. Valët e refugjatëve që po vijnë drejt Europës forcojnë nevojën për të gjetur një zgjidhje që prek rrënjët e problemit, e jo vetëm pasojat e tij. Po merrni pjesë në një angazhim historik të Aleancës. Prandaj ju kërkoj të tregoni më të mirën tuaj”.Qëllimi i stërvitjes “Trident Juncture-15” është për të trajnuar dhe testuar Forcën e Reagimit të NATO, një forcë shumëkombëshe e gatishmërisë së lartë dhe teknologjikisht e avancuar e përbërë nga komponentët e forcave tokësore, ajrore, detare dhe forcave speciale.Në këtë stërvitje do të përfshihet një personel prej 36 000 vetësh, më shumë se 60 luftanije dhe rreth 200 avionë nga mëse 30 vende aleate dhe partnere.