Reforma në veterinari, Panariti: Ligji rikthen 1200 veterinerë në punë

Me ligjin e ri të shërbimit veterinar qeveria synon të sjellë një standart të ri në këtë sektor pas shqetësimeve të ngritura nga autoritetet e bujqësisë se në vend ka 1200 veterinerë të paliçensuar dhe jashtë çdo kontrolli profesional.Me krijimin e Urdhërit të Mjekut Veterinar, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tha se kjo kategori tashmë do ta ushtrojë profesionin sipas ligjit.Panariti: “Dje Kuvendi i Shqipërisë, kaloi ligjin “Për Urdhrin Profesional të mjekut Veterinar” , duke na dhënë në dorë instrumentin ligjor për formalizimin e një shërbimi, i cili përveçse i copëzuar, ishte në pjesën dërmuese të tij në të zeze, pra informal.Si efekt i menjëhershëm i këtij ligji, do të kemi deri në fund të këtij viti, formalizimin e 1200 veterinerëve, të cilët do të kthehen në zyrtarisht të punësuar me të gjitha të drejtat dhe detyrimet sipas ligjit.Me këtë ligj, rregullohen dhe sistemohen edhe përgjegjësitë e teknikeve të mesëm veterinarë dhe atyre të inseminimit duke e rikthyer në tërësi shërbimin veterinar të Republikës së Shqipërisë në traditën dhe sidomos në hierarkinë e vlerave që ai i mbart që nga viti 1928, vitin e themelimit të tij”.Bashkimi Europian do të jetë një ndër parnerët më të rëndësisëm të vendit në finacimet në bujqësi.Diplomatja, Romana Vlautin, konfirmoi se BE ka përcaktuar një fond prej 71 milion euro për të ndihmuar Shqipërinë.Vlahutin: “Ne do ta vazhdojmë mbështetjen tonë, më lejoni t’ju siguroj që pas 5 prioriteteve kyçe bujqësia dhe ushqimi është një nga vëmendjet më kryesore të BE në Shqipëri. Për 4 vitet e ardhmshme BE ka përcaktuar 71 mln euro për të ndihmuar Shqipërinë për ato objektiva që po flasim sot. I gjithë ky investim do të jetë i qëndrueshëm nëse ka kapacitetete të duhur për t’i menaxhuar ato”.Deklaratat u bën në konferencën për reformën në veterinari, ku të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se ky proçes po shoqërohet me një interes të mjekëve veterinerë për tu regjistruar dhe liçensuar.