Kaso: Ekspertët shqiptarë të ndikuar politikisht, të bindur në reflektimin e Venecias

Në një kohë kur Komisioni i Venecias po shqyrton draftin e ekspertëve të lartë për ndryshimet kushtetuese në funksion të reformës në drejtësi, opozita shpreson se sugjerimet e saj do merren në konsideratë. Këtë besim, ekspertët demokratë e mbështesin në faktin se opinionet e tyre bazohen në praktikat e ndjekura nga vetë Komisioni i Venecias në 5 vitet e fundit.Në opinonin voluminoz që i është derguar Komisionit të Venecias për draftin kushtetues në funksion të reformës në drejtësi, demokratët atakojnë kapitujt ku ekspertët e selisë blu janë të bindur se vijnë si propozim i ekspertëve shqiptare të ndikuar terësisht politikisht.Demokratët bien dakort me një pjesë të draftit, që sipas tyre dallohet lehtësisht se janë hartuar nën sugjerimet e ekspertëve ndërkombëtarë.Ivi Kaso: “Ekspertë të cilët kanë një afilacion të njohur me maxhorancën aktuale. Sigurisht që drafti i ndryshimeve kushtetuese i paraqitur, draft të cilit i është bërë oponencë nga ana jonë, sigurisht që nuk ka vetëm aspektet e tij të errëta dhe aspektet shqetësuese, të cilat ne i kemi kundërshtuar dhe denoncuarme forcë, por ka edhe disa zhvillime të cilat ne i përshëndesim siç janë krijimi i disa instrumentave për luftën kundër korrupsionit, të cilat kanë qenë vazhdimisht shqetësim i partnerëve ndërkombëtarë. Si i nivelit politik, Ambasadorëve ashtu edhe i ekspertëve të nivelit teknik ndërkombëtar të cilët janë marrë me draftin”.Grupi i ekspertëve të Partisë Demokratike është shpresëplotë se Komisioni Europian për Demokraci nëpërmjet ligjit do të reflektojë sygjerimet e tyre, pasi ato bazohen në praktikat dhe sygjerimet e vetë Venecias.Ivi Kaso: “Këtë besim nuk e kemi një besim të paarsyeshëm apo një besim që niset vetëm nga shpresa jonë që gjërat të shkojnë në këtë mënyrë. Një pjesë e madhe e sugjerimeve, rekomandimeve dhe e masave konkrete gjenin pasqyrim dhe reflektonin një pjesë të madhe të opinionit të vetë Komisionit të Venecias”.Partia Demokratike ka kundërshtuar draftin e ndryshimeve kushtetuese të grupit të ekspertëve të lartë për reformën në drejtësi, duke e cilësuar të njëanshëm dhe që synon kapjen e drejtësisë.Ndërkohë ky dokument ndodhet në tryezat e punës të Komisionit të Venecias, i cili pritet të japë mendim mbi të.