Borxhet e energjisë, OSHEE skema për pagesë me këste dhe reduktim kamate
OSHEE ka ofruar për të gjithë debitorët skema lehtësuese për të paguar me këste detyrimet e prapambetura të energjisë, por edhe mundësinë për reduktim të kamatvionesës. Nga këto skema, që janë në fuqi deri më 31 dhjetor mund të përfitojnë konsumatorët familjarë, bizneset, bashkitë dhe kompanitë shtetëroreQytetarët, bizneset, Bashkitë apo kompanitë shtetërore që kanë ende detyrime të papaguara të energjisë elektrike, mund t’i shlyejnë ato me këste.Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka miratuar disa paketa lehtësuese, jo vetëm në pagesën me këste të detyrimit, por edhe mundësinë e uljes së masës së kamatvonesës.Kështu, skema për familjarët parashikon ndarje të kësteve në mënyrë të barabartë, në varësi të shumave.Në rast se familjari e paguan të gjithë detyrimin njeherësh, i ulet kamatvonesa me 70%.Dhe në rast se abonenti do të paraqitet brenda 6 muajve nga firmosja e aktmarrëveshjes për të paguar detyrimin atëhere do të përfitojë 50% të reduktimit të kamatës në datën e mbylljes së detyrimit.Përsa u përket bizneseve që janë të lidhur me rrjetin e tensionit të ulët, si furra buke etj, skema lehtësuese gjithashtu parashikon pagesë më këste. Ndërsa produktet për bizneset e lidhur në tension të mesëm mbeten të pandryshuar.Për herë të parë, biznesit pavarësisht tensionit prej nga ku furnizohet me energji, i jepet mundësia t’i reduktohet me 50% kamatvonesa, nëse paguan të gjithë detyrimin njëherësh.Skema lehtësuese, OSHEE ofron edhe për Bashkitë apo kompanitë me kapital shtetëror që gjithashtu janë debitore. Në rast ripagese të detyrimit total, nga të gjitha kategoritë ofrohet reduktim i kamatës në masën 50%.Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thekson se oferta e reduktimit të kamatës për të gjitha kategoritë është e vlefshme deri më 31 dhjetor të këtij viti.SKEMA E PAGESËS ME KËSTE PËR FAMILJARËTDebia Afati i shlyerjes-Deri në 100 mije lekë 12 muaj/këste– 200 mijë lekë 24 muaj– 300 mijë lekë 36 muaj– 400 mijë lekë 48 muaj– 500 mijë lekë 60 muaj– 600 mijë lekë 72 muaj– 900 mijë lekë 84 muaj– 1 million lekë 96 muaj– 1.5 milionë lekë 108 muaj– 2 milionë lekë 120 muaj– 2.5 milionë lekë 132 muaj– 3 milionë lekë 144 muaj– 3.5 milionë lekë 156 muaj– mbi 3.5 milionë lekë 168 muaj SKEMA PER BIZNESETDebia Afati o shlyerjes–Deri në 200 mijë lekë 12 muaj/këste– 500 mije lekë 12 muaj– 1 milion lekë 24 muaj– 1.5 milionë lekë 36 muaj– 2 milionë lekë 48 muaj– 3 milion lekë 60 muajSKEMA PËR BASHKITË DHE KOMPANITË SHTETËROREDebia Afati i shlyerjesDeri në 200 mijë lekë 12 muaj/këste500 mijë lekë 12 muaj1 milion lekë 24 muaj1.5 milionë lekë 36 muaj2 milionë lekë 48 muaj3 milionë lekë 60 muaj