Në burg për vrasje, Këshilli vendos të martën për mandatin e deputetit Frroku

Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet do të mblidhet të martën e 20 tetorit për të diskutuar për mandatin e deputetit Mark Frroku, i cili aktkualisht ndodhet në burg.Mbledhja do të vendosë nëse Frroku do të vijojë të mbajë mandatin e deputetit apo jo, pasi rregullorja e parlamentit përcakton se nëse nuk paraqitesh në seancë për 6 muaj atëherë deputetit i hiqet mandati.Frroku prej 2 prillit mbahet në burg për një vrasje të ndodhur në Belgjikë.Pritet që deputeti i Partisë Kristian Demokrate për qarkun e Shkodrës të kërkoj të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve që do të mblidhet në 18:00 pasdite, por për këtë duhet të marrë leje nga Prokuroria.