Provimi i riçertifikimit, 1200 profesionistë të shëndetit do të testohen në nëntor

1280 mjekë, stomatologë dhe farmacistë do të duhet të regjistrohen deri në datën 30 tetor në Qendrën Kombëtare e Edukimit në vazhdim që ti nënshtrohen testimit në nëntor.Këta profesionistë të shëndetit janë ose me 0 kredite ose nuk kanë plotësuar kreditet sipas programit të edukimit në vazhdim.Në rast se nuk bëhet ky regjistrim dhe në rast se profesionistë të shëndetit nuk do të hynë në testim nuk kanë të drejtë të ushtrojnë profesionin e tyre në spitalet publike.Institucionet shëndetësore kanë shpallur vendet vakante për profesionistë të shëndetit që nuk kishin plotësuar kreditet.Ky proçes ka patur kundërshtime nga bluzat e bardha deri në protesta.