Shkodranët zbulojnë historinë dhe nostalgjinë në fototekën “Marubi”

Shkodranët zbulojnë historinë dhe nostalgjinë në fototekën “Marubi”Mjaftuan pak orë nga lançimi i saj zyrtar dhe faqja e muzeut virtual "Marubi" do ishte ndër më të klikuarat.100 mijë fotografitë e para u kanë shfaqur historinë e të parëve, familjeve të njohura shkodrane, dokumentuar përmes aparatit fotografik.“Gjeta fotografinë e babait tim të 1926. Eshtë një histori e tërë” thonë qytetarët shkodranë.Edhe ata që fotografinë e kanë të trashëguar në breza, siç është Leon Nenshati, pinjoll i fotografit të njohur Angjelin Nenshati vlerëson këtë projekt që sjell tek qytetarët dëshmi të fortë të artit dhe kulturës Shkodrane.“Kemi një fototekë me vlera të mëdha shqiptare” thotë Leon NenshatiAta që formësuan këtë website tregojnë të veçantat, por edhe vështirësitë e një pune që ka mbyllur vetëm fazën e parë.Brenda muajit shkurt 2016 kësaj faqeje do t'i shtohen edhe 60 mijë fotografi të reja. Kjo pasuri kombëtare numëron 500 mijë negativë të cilët janë futur në proçesin e dixhitalizimit./Oranews.tv/