Demokratët kërkojnë sqarime për mandatin e Ndokës dhe Frrokut
Partia Demokratike kërkon mbledhjen e menjëhershme të Këshilllit të Mandateve për të konstatuar mbarimin e mandatit të deputetëve Arben Ndoka e Mark Frroku. I pari i dorëhequr për shkak të dekriminalizimit dhe i dyti po gjykohet për një vrasje. Në letrën përcjellë Kuvendit, sekretari i Përgjithshëm demokrat, Arben Ristani, thekson se parlamenti ka shkelur Kushtetutën duke mos trajtuar këto dy çështje. PD thotë se dy deputetët aktualisht nuk duhet të ishin ende anëtare të Kuvendit.Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, nëpërmjet një letre dërguar Kuvendit, kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të konstatuar mbarimin e mandatit të deputetëve Arben Ndoka e Mark Frroku“Deputeti, Arben Ndoka, dha dorëheqjen nga mandati i tij dy muaj me parë, ndërkohë që Partia Socialiste nuk ka kërkuar zëvendësimin e tij. Ndërsa deputeti Mark Frroku, ndodhet në burg dhe po gjykohet nën akuzën e vrasjes”. PD thotë se ai prej 6 muajsh nuk merr pjesë në seancat plenare dhe se Kushtetuta përcakton qartë se në këto kushte, mandati digjet.