Apeli i gruas që mundi kancerin e gjirit dhe e ambasadorit
Për të rritur shkallën e sensibilizimit autoritetet zyrtare organizuan një marshim në Tiranë ndërsa ato që e kanë fituar betejën me këtë sëmundje sjellin shembullin e tyre për tu dhënë kurajo grave të prekura."Në momentin kur doktori më tha se kisha tumor qesha, dhe I thashë: Mua sëmundja nuk më ha, do ta ha atë.Një kurajo që dhe vetë sot pas 5 vitesh habitem. Të gjithë gratë dhe vajzat shqiptare ta dinë, që diagnostifikimi i hershëm është I domosdoshëm. Të kursejmë më pak dhe të bëjmë një ekzaminim”Janë fjalët e Terezinës, gruaja e cila e mundi tumorin, edhe pse iu desht të hiqte të dy gjinjtë.Terezina ka mbijuetuar nga kanceri. Mesazhi i saj në këtë ditë sensibilizuese duhet të shërbejë si inkurajim për gjithë personat e prekur nga turmoret.Shqipëria krahasuar me vende të tjera të botës, nuk ka zbulueshmëri të në stad të hershëm të kancerit.Donald Lu: Ju lutem bëni mamografi në mënyrë të rregullt. Konsultohuni me mjekun tuaj”Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i kërkoi grave në çdo zonë të vendit të kryejnë mamografi, një shërbim që këtë muaj ofrohet falas.“Ofrojmë kontroll parandalues për kancerin e gjirit sidomos në zonat më të largëta të Shqipërisë ku deri vjet ky shërbim nuk ofrohej"Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i kërkoi ministrit Beqaj që në javën e solidaritetit të ofrohet edhe në kryeqytet shërbimi i mamografisë së lëvizshme.“Është një moment ideal që në ditën pa makina dhe ambulance dhe shërbimet e tjera mobile ti kishim në qendër të Tiranës për çdo grua që del në shëtitje me fëmijët. Të ndalojë vetëm 5 minuta për kontroll.1 në 8 gra ne vendin tone diagnostikohet me kancer gjiri ndërsa në total 800 në vit. Një shifër që vjen duke u rritur çdo vit, ndaj dhe zëri i auriteteve shkon në drejtim të sensibilizimit të grave për të kryer kontrolle periodike për gjirin./Oranews.tv/