Kallëzimi i KLSH për CEZ i kalon për verifikim Prokurorisë së Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2015, 15:05
Kallezimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit për ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknurin dhe Avokaten e Shtetit, Alma Hicka në lidhje me çështjen e CEZ i ka kaluar për verifikim Prokurorisë së Tiranës.Një grup hetimor i drejtuar nga Antoneta Sevdari, e cila po heton çështjen e CEZ, do të shqyrtojë edhe këtë kallëzim, në kuadër të çështjes. Në vijim, në varësi të hetimit, do të përcaktohet për kompetencen lëndore të këtij kallëzimi.Tre ditë më parë, KLSH kallëzoi ministrin Gjiknuri dhe Avokatën e Shtetit për një dëm prej 479 mln euro nga marrëveshja me CEZ.