I sekuestrohen 1700 paketa cigaresh dhe mallra të tjera kontrabandë, arrestohet

Policia e Tiranës arreston një 50 vjeçar për kontrabandë.Arben Cerina, banues në Tiranë, u arrestua nga Seksioni për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë pas informacioneve që këta të fundit kishin marrë për një veprimtari të paligjshme e cila dyshohej se zhvillohej në banesësn e tij private.Gjatë kontrollit policor u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1700 paketa pa pullë fiskale të dyshuara kontrabandë.50-vjeçarit iu gjetën në banesë edhe produkte të tjera të pashoqëruar me fatura tatimore.“ Në banesen e ketij shtetasi jane gjetur te pashoqeruar me fatura tatimore edhe 270 cope paketa "Karelia", 40 cope paketa "George Karelia",130 paketa marlboro,90 paketa "Ëinston", 50 paketa "Philip Morris", 40 kuti me duhan "Sheldia", 92 koli me pije energjike "B52", 25 koli me "Bake Rolls", 7 koli me birra "Peja", 11 koli me salce domatesh "Divella", 3 koli me Lemon Soda",1 koli me "Orange Soda", 4 koli me "Bravo" pjeshke,6 koli me birra "Stela", 9 koli me "Neskafe" kanace, 3 koli me "Pepsi", 42 cope salce domatesh, 40 cope miell me mbishkrimin "Mulliri i Arte",20 cope miell "Ola", 2 koli me test enesh,18 koli me "Croasant Replay". Kja sasi malli eshte konfiskuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tirane”.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale te "Tregtimit dhe transportimit të mallrave kondrabande ", "Fshehjes të të ardhurave" .