Vlorë, 12 familje të evakuuara, banorët: Na është kërkuar të dalim nga konvikti

Familjet e strehuara në konviktin e shkollës së mesme profesionale "Pavarësia" në Vlorë thonë se nuk kanë mundësi financiare të rikonstruktojnë banesat e prekura nga përmbytjet. Banorët thonë se u është kërkuar të dalin deri të hënën nga ambientet e konviktit, pasi rikthehen nxënësit.Vlorë-Ëndrra për t'ju rikthyer normalitetit ngjan e largët për  dymbëdhjetë  familje të prekura nga përmbytjet, të cilat prej mëngjesit të së dielës janë strehuar në godinat e konviktit të Shkollës së Mesme  Profesionale "Pavarësia".“Erdhi policia në 12 të natës na mori në solli këtu. Tani kjo nuk është zgjidhje që ne të rrimë këtu. Ne duam shtëpitë që të na bëhen tashi. Plaçka iku...unë nuk kam as dyshek për të fjetur”, shprehet një banore.Në  pamundësi ekonomike për të rikonstruktuar shtëpitë, sot  nuk  kanë  një  vend ku të strehohen.“Kam marrë kryetarin e  bashkisë në telefon dhe i them si do bëhet halli ime. Shtëpinë e kam në ruajtje, nuk e kam shtëpinë time. Ai tha që deri të hënë do të jenë aty. Por ne të hënë duhet të dalim se rikthehen nxënësit”, shprehet një tjetër banore e prekur nga përmbytjet.Ndërkohë banorëve të përkohshëm të konviktit Industrial, u është kërkuar të dalin deri të hënën nga godina, pasi vijnë nxënësit për të filluar vitin shkollor.