Tragjedi ne Lesbos, humbin jetën 7 emigrantë, mes tyre edhe fëmijë
Shtatë emigrantë janë mbytur në brigjet e Ishullit grek Lezbos, ku mes tyre përfshihen një bebe dhe tre fëmijë të vegjël. Ngjarja e rëndë ndodhi pasi një barkë prej druri dhe një anije që u përkiste forcave bregdetare u përplasën gjatë një misioni shpëtimi. Sipas asaj që pohuan autoritetet greke, mjeti lundurues me të cilin po lëviznin refugjatët ishte mjaft i vjetër. Në bord ndodheshin 38 persona, prej të cilëve 31 u shpëtuan.Mijera emigrantë, shumica e të cilëve vijnë nga Siria dhe Afganistani, tentojnë të kalojnë detin Egje për të mbërritur në të mbërritur në ishullin grek Lezbos. Ndonëse distanca për të mbërritur aty nga Turqia është e shkurtër, shpesh herë mund udhëtimi mund të jetë i rrezikshëm nëse përdoret një barkë e thjeshtë, për shkak të motit të keq.Në ishull mbërriti edhe një target pasagjerëtsh, në bordin e të cilit ndodheshin afro 2.500 refugjatë. Ndërkohë, autoritet vendase vijojnë përpjekjet për të ngritur infrastrukturën e nevojshme që shërben për të menaxhuar një situatë ku çdo ditë vijnë mijëra azil-kërkues, të cilët kanë si piksynim mbërritjen në Europën Perëndimore. Sipas raportimeve të Agjensisë së Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, gjatë këtij viti, më shumë se 400.000 emigrantë kanë hyrë në kontinentin e vjetër përmes Greqisë.
