Plagoset kambisti, autorët e qëlluan dhe i morën 8 milionë lekë
Një kambist është grabitur dhe plagosur nga dy persona të paidentifikuar në zonën e Sheqit në Fier.Artur Çepele banor i Roskovecit po kthehej nga Tirana, ndërsa u sulmua në rrethrrotuallimin e Sheqit në hyrje të qytetit.Sipas të dhënave të policisë së Fier, kambisti pasi ka vërejtur një automjet që e ndiqte ka ndaluar në hapësirën para një dyqani, dhe pikërisht në këto momente dy persona i kanë shkuar të armatosur me pistoletë, duke i kërkuar shumën e parave që kishte në bagazh.Hezitimi i 43 vjecarit ka sjellë reagim të grabitësve të cilët pasi e kanë qëlluar në këmbë, kanë marrë çantën ku ndodheshin rreth 8 milionë lekë të reja, janë larguar me mjetin e tyre.Policia e Fierit ka marrë në pyetje të plagosurin i cili është jashtë rrezikut për jetën.Ende nuk ka detaje se si grabitësit ishin në dijeni të shumës së madhe të parave në makinë, ndërkohë që po punohet për identifikimin e tyre.Ndërkaq në Shkodër, policia ka rrëzuar pretendimet për grabitje të një të riu në lagjen "Perash".Sipas efektivëve 31 vjecari Ervin. S. ka gënjyer se është grabitur me armë nga një person i pamasakuar dhe i armatosur pas humbjes së shumës së parave prej 80 mijë lekësh të reja në një pikë llotoje sportive.Ndaj tij filloi procedim penal në gjendje të lirë për " Njoftim të rremë në Organet e rendit .Një kambist nga Fieri është plagosur dhe më pas e kanë grabitur. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme.Kambisti që është grabitur dhe plagosur është identifikuar si Artur Çepelaj. Sipas policisë ai është plagosur dhe me armë.Mësohet se shuma e grabitur është 80 milionë lekë të rejaDyshohet se grabitësit kanë ndjekur kambistin nga Tirana drejt Fierit.[caption id="attachment_599515" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Automjeti i kambistit te plagosur[/caption][caption id="attachment_599514" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Automjeti i kambistit te plagosur[/caption]
/Oranews.tv/