Iu përmbytën banesat, romët e Levanit protestë para bashkisë
Dhjetëra banorë të komunitetit rom të Levanit kanë protestuar para bashkisë së Fierit duke kërkuar që të vijnë grupet e bashkisë të evidentojnë dëmin e pësuar. Protestuesit thonë se ndonëse kanë kaluar 5 ditë nga përmbytjet, askush nuk ka ardhur t'i shohë.Fier-Banorë të komunitetit Romë të Levanit të prekur nga përmbytjet e së dielës kane protestuar para bashkise se Fierit.Protestuesit bëjnë përgjegjëse njësinë vendore që sipas tyre nuk mori masa për të parandaluar përmbytjet. Ata shtojnë se janë rreth 40 familje të përmbytura në Levan, por prej 5 ditësh nga përmbytja askush s'ka ardhur të konstatojë dëmet.Banorët e komunitetit rom vendosën çizme në hyrje të bashkisë së Fierit, për t'u kujtuar zyrtarëve, se banesat e tyre janë të mbushura me ujë e baltë, dhe kanë nevojë për ndihmë emergjente./Oranews.tv/