Ringrihet ura, u shemb një vit më parë, një i ri humbi jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2015, 13:11
Ringrihet pas një viti ura e Skurajt në Malësi të Kurbinit. Në mungesë të fondeve nga vendorët, kanë qenë vet banorët e zonës që kanë kontribuar financiarisht dhe më punë vullnetare për sistemin e infrastrukturës.Ura e cila mori jetën një të riu 1 vit më parë në Malësinë e Kurbinit, më në fund u rikonstruktua. Në mungesë të fondeve nga pushteti vendor, ka qenë një banor i zonës, emigrant, që ka mundësuar ringritjen e urës që lidh 5 fshatra të zonës së Skurajt.Pas ndihmës financiare, banorët e Malësisë së Kurbinit, kanë kontribuar punë vullnetare edhe për sistemin e rrugës./Oranews.tv/