Malltezi: Vjedhje nga ALUIZNI në miliona euro, prokuroria të hetojë
PD ka denoncuar një vjedhje që sipas kreut të departamentit të Turizmit dhe Ambientit Jamarbër Malltezi po ndodh në zyrat e ALUIZN-it. Në një dalje për mediat nga selia blu, Malltezi tha se vjedhje po bëhet për një punë që është bërë.“Tanimë nuk po mbajnë as premtimin për të vjedhur me lezet. Njoftojmë Prokurorinë se një akt vjedhje shumë i rëndë prej qindra milionësh po ndodh këto ditë në zyrat e ALUIZNI-t. Rama dhe Lamja po organizojnë një vjedhje ashiqare miliona eurosh duke dhënë para për kinse konsulenca për të dhëna që ekzistojnë në serverat e ALUIZNI-t prej shumë vitesh. Po shpallin tendera me objekti i prokurimit: “Evidentimi faktik në terren i ndërtimeve pa leje...”ALUIZNI i kish kryer matjet në terren për thuajse të gjithë objektet që ishin në proces legalizimi qysh para 2013 dhe këto të dhëna gjenden në serverat e ALUIZNI-t. Sikur të mos mjaftonte kjo, në intervistat në dy vitet e fundit Rama-Lamja janë vetëmburrur se kanë bërë gjithë matjet me një shpejtësi të madhe.”