Nishani: Për disa ndryshime kushtetuese mund të shkohet në referendum

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nuk përjashtoi mundësinë e mbajtjes së një referendumi për ndryshuimet kushtetuese të reformës në drejtësi. Kreu i Shtetit në një takim në auditoret e fakultetit të drejtësisë kritikoi edhe një herë reformën në drejtësi si jo transparente, ndërsa apeloi që ndryshimet të konsultohen edhe me botën akademike.Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, vijon të kritikojë ashpër jo vetëm përmbajtjen e reformës në drejtësi, por edhe rrugën që është ndjekur deri në drafin që i është vënë në dispozicion Komisionit të Venecias.Kreu i Shtetit shprehu edhe një herë shqetësimin për mënjanimin e institucionit të Presidencës në këtë proçes, por edhe lënien jashtë konsultimit të botës akademike.Të gjitha këto rezerva, duket se e kanë çuar Presidentin të mos përjashtonte mundësinë e mbajtes së refendumit per reformën në drejtësi, kur u pyet nga Ora Neës.Nishani: “Derisa ne kemi një Kushtetutë që është miratuar me referendum, nuk ka pse përjashtohet edhe fakti që ndryshimet kushtetuese të bëhen me referendum. I vetmi merak që kam unë, i cili nuk është i vogël  gjykoj, ka të bëjë me faktin e kthimit në një fushatë politike edhe të referendumit. Pra nëse do të shkojmë në referendum dhe nuk shkojmë me konsensus, unë nuk besoj se do ketë një zgjidhje duke marrë parasysh edhe mënyrën sesi është parashikuar mbajtja e referendumeve në Shqipëri”.Kreu i Shtetit, kritikoi disa propozime konkrete të reformës, si ndalimi me ligj i gjykatave speciale, apo përjashtimi i gjykatës Kushtetuese nga e drejta për të gjykuar reformën.Nishani: “Filtri i fundit i parashikuar nga sistemi ynë i dhënies së garancisë së një akti nuk është Presidenti, nuk është parlamenti, nuk është qeveria.Është gjykata Kushtetuese. A mund të pranojmë ne në logjikë, në parim dhe në ekspertizë, reflektuar në legjislacion, shmangien, ekzekutimin nga proçesi të gjykatës Kushtetuese? Unë besoj që jo”.Në një takim pranë Fakultetit të Drejtësisë për sistemin e drejtësisë, Presidenti i Repbublikës rikonfirmoi apelin për një proçes transparent të reformës, duke kujtuar rëndësinë e saj në rrugën itnegruese të Shqipërisë.Kreu i Shtetit ka kërkuar transparencë përmes një procesi krahasimor“Duhet transparencë përmes një procesi krahasimor. Unë kam kundërshtuar shmangien e gjykatës kushtetuese”Presidenti i Repuiblikës tha se duhet të fokusohemi tek e ardhmja pasi e ardhmja e vendit tonë është me potenciale të mëdha.“T’i adresohesh studentëve është privilegj i veçantë. Shqipëria është një vend me të shkuar jo bujare. Unë jam partisan i idesë se duhet të orjentohemi nga e ardhmja, sepse e ardhmja e vendit tonë është me potenciale të mëdha”