Vlahutin: Bujqësia dhe ushqimi, pas 5 prioriteteve kyçe. BE ofron 71 mln euro

Në prezantimin e reformës për shërbimin veterinary, ambasadorja e BE në vendin tonë Romana Vlahutin tha se pas 5 prioriteteve kycë për në BE, bujqësia dhe ushqimi do të jenë në qëndër të vëmendjes për Shqipërinë.Vlahutin tha se BE ka përcaktuar 71 milionë euro për të ndihmuar Shqipërinë.Romana Vlahutin: Ne do ta vazhdojmë mbështetjen tonë, më lejoni t'ju siguroj që pas 5 prioriteteve kyçe bujqësia dhe ushqimi është një nga vëmendjet më kryesore të BE në Shqipëri. Për 4 vitete e ardhmshme BE ka përcaktuar 71 mln euro për të ndihmuar Shqipërinë për ato objektiva që po flasim sot. I gjithë ky investim do të jetë i qëndrueshëm nëse ka kapacitetete të duhur për t'i menaxhuar ato.Ne ishim në Korçë ne vizituam një shkollë të mesme bujqësore aty. Pata mundësinë të takohesha me famijë dhe mësues shumë të mira, ata punojnë në rrethana impenjative.Duhet patjetër që ne të investojmë më shumë tek njohuritë kapacitetet që në moshë të hershme.Të gjithë sëbashku duhet të japim mbështetjen e duhur për të motivuar ata që duan të shkëlqejnë dhe të krijojmë mundësinë për më të mirët.Ndërsa ministri i Bujqësisë Edmond Panariti në fjalën e mbajtur para të pranishmëve në konferencën “Reforma për Shërbimin Veterinar Shtetëror”, tha se ligji i ri rregullon një sërë veprimtarish në fushën veterinare.