Klinton: Stop racizmit ndaj meksikanëve
Kandidatja demokrate për presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hilari Klinton ka kërkuar hapur të ndalen tonet raciste ndaj meksikaneve, emigrantëve dhe komunitetit latin nga politikanët amerikanë. Gjatë fjalës së saj në 38 vjetorin e kongresit të institutit për kauzën hispanike, ish serkretarja e shtetit tha se retorika që vjen nga kandidatët kryesorë republikanë për president është fyese dhe duhet të ndalet."Kur një kandidat kryesor republikan për president thotë se emigrantët nga Meksika janë përdhunues dhe trafikantë droge është një problem. Kur kandidatët presidencialë përdorin terma fyes apo flasin për ndryshime në kushtetutë që të gjithë ata që kanë lindur këtu të marrin shtetësinë ne vendet e tyre të oriogjinës, sërish kemi të bëjmë me një problem. Ne kemi nevojë për njerëz që janë kundër kësaj retorike të shëmtuar dhe të menduarit në mënyrë ekstreme, deklaroi klinton duke përdorur fajëln mjaft në gjuhë të ndryshme të botës", tha Klinton.Kritikat e ashpra të Klinton i referohen deklaratave të debatueshme të kandidatit kryesor republikan Donald Trump në lidhje me komunietin latin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.