Beqaj: Mungesë shërbimi në grupin e kirurgjive

Shërbimi i kirurgjisë në Shqipëri ka mangësi të theksuara në dhënien e shërbimit. Shqetësimi është ngritur nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili gjatë konferencës së tretë mjekësore të mbajtur në kryeqytet tha se sistemi ka nevojë për më shumë profesionistë.Ilir Beqaj: Në grupin e kirurgjive ka lindur nevoja që të kemi specializime më të ndara. Të paktën në trauma, në urologji, në kirurgji pediatrike dhe në kirurgji vazale vazhdojnë të na duhen shumë mjekë. 300 specialistë mungojnë në Shqipëri. Boshllëqe të mëdhaja në pediatri, në kardiologji, në reanimator, në imazheri.Për zgjidhjen e kësaj situate ministri Beqaj u ndal edhe tek ligji i arsimit të lartë që sipas tij do të rregulloj sistemin e shëndetësisë , përmes prurjeve cilësore në auditoret e Universitetit të Mjekësisë apo edhe institucioneve që i është besuar shëndeti i qytetarëve shqiptarë./Oranews.tv/