Fier, punonjësit e UPN në protestë për mos marrjen e pagave

Rreth 100 punonjës së UPN ( Uzina e Përpunimit të Naftës ) në Fier kanë nisur mëngjesin e së hënës një protestë pa afat. Shkaku sipas puntorëve, është mospagesa tre muajt e fundit.Punonjës protestues: “Dy muaj pa marrë rrogën, pa bukë. Nuk po punojmë, presim lekët. Lekët e fëmijëve. Ne punojmë e lekë s’marrim”.Punëtorët pohojnë se protesta do të përshkallëzohet duke bllokuar të gjithë veprimtarinë e uzinës nëse nuk do paguhen për punën e bërë.Protesta është në mbështetje dhe të punonjësve të Kombinatit të Përpunimit të thellë të naftës në ballsh  pasi të dyja ndërmarjet kanë të njëjtët sipërmarrës.