Ministri Bushati në Marok kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi për herë të parë një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Marokut, ku u takua me homologun Salaheddine Mezouar, Kryeministrin, Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe autoritete të tjera të larta.Kjo është vizita e parë e një minisri të Jashtëm shqiptar në Marok, dhe kryediplomati Meziur e konsideroi si një hap mjaft i rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.Të dy Ministrat shprehën nevojën për një bashkëpunim më solid në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Shefi i diplomacise shqiptare Bushati kërkoi nga pala marokene që Maroku të rishohë qëndrimin në drejtim të njohjes së shtetit të Kosovës .Palët nënshkruan Marrëveshjen për Shmangien e Taksimit të Dyfishtë si dhe Marrëveshjen për Heqjen e Vizave për Mbajtësit e Pasaportave Diplomatike dhe të Shërbimit./Oranews.tv/