Dhoma Amerikane e Tregtisë: Kujdes me biznesin e vogël
Ashpërsimi i masave për të formalizuar bizneset nuk është e vetmja zgjidhje. Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri vlerëson nismën e qeverisë për të luftuar informalitetin, por njëkohësisht kërkon që të bëhet kujdes me biznesin e vogël.Crowford: Nëse na duhet një forcë speciale tatimore për të shkuar fshat më fshat të kërkojnë edhe për ata që nuk paguajnë taksë, edhe për ata që mbjellin drogë dhe për ata që bëjnë xhiro të tjera do jemi gjithmonë në luftë. Unë them se mbase duhet një fazë ku njerëzit të mësohen me sistemin që është dhe me rregullat sic janë. Por në fund të fundit nëse do mbetet si reformë duhet të kete edhe ndikim pozitive. Unë them që “nuk kapet ujë me grusht”, dmth kapet me një masë më të butë, por duke bërë asgjë nuk është zgjidhje.Në prag të diskutimit të paketës fiskale për vitin e ardhshëm Crowford shprehet se kërkesa e tyre kryesore është ulja e taksave për ta bërë Shqipërinë më konkuruese për thithjen e investime.Crowford: Dmth të jemi konkurues në Rajon, të jemi me taksë më të lartë se Maqedonia apo Mali i ZI, të kemi një taksë mbi pagesën që nuk bie vetëm nga shtresa e mesme, sepse kuptohet që taksa personale bie mbi shtresën e mesme dhe të vogël.Dhoma Amerikane e Tregtisë është një prej institucioneve të para ekonomike që ka bërë shpesh thirrje për formalizim të ekonomisë ./Oranews.tv/